Komunat dhe institucionet e Kosovës duhet të punojnë për të rritur sigurinë në trafik për qytetarët e vendit.
Projekti DEMOS, ka theksuar Ertan Munoglu, zv.menaxher i projektit, bashkëpunon me 17 komuna të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duhet të bëhet më shumë për sigurinë në trafik, duhet të ketë më shumë parkingje për qytetarë”, i tha ai sot RTK-së.
Sipas tij nuk duhet të kemi vetëm zgjerim të rrugëve për vetura. “Duhet të kemi zgjerim të rrugëve për këmbësor dhe çiklistë. Kjo duhet të bëhet nga komunat e Kosovës në të ardhmen”, ka thënë ai.
Munoglu ka bërë me dije se për të përfituar nga projekti DEMOS, është dashur të plotësohen disa kritere. ‘Ky projekt ka filluar në vitin 2014. Ky projekt zgjat katër vite. Ideja është që të zgjatet projekti edhe për katër vite të tjera”, ka thënë ai.
Kurse Majlinda Jupolli zyrtare e projektit të DEMOS-it, ka thënë se duhet të ketë bashkëpunim më institucionet relevante për rritjen e sigurisë në trafik”, ka thënë ai. Jupolli ka thënë se ka tri vite që punohet me komunat e vendit për të rritur sigurinë në rrugë. “U mbetet komunave të bëjnë përpjekje të rrisin sigurinë në trafik, pasi që vitet e fundit është rritur shumë numri i veturave”, ka thënë ajo.
Jupolli ka thënë se në Kosovë ka një rritje të madhe të trendit për veturave. “Është e nevojshme që të kemi parkingje të reja dhe të kemi shtigje për çiklistë”, ka thënë ajo. Sipas saj komunat po punojnë në këtë drejtim në planet e tyre.
Komunat pjesëmarrëse në projektin DEMOS janë: Prishtina, Kamenica, Novobërda, Graçanica, Lipjani, Vitia, Kaçaniku, Peja, Gjakova, Rahoveci, Ranilluga, Parteshi, Kllokot Vërboc, Hani i Elezit, Mamusha dhe Juniku.