Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komunat bashkohen për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore

Në disa komuna të Rrafshit të Dukagjinit, vitet e fundit janë shpeshtuar rastet e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë e ndryshme natyrore. Për të ulur nivelin e rrezikut nga këto fatkeqësi natyrore si dhe të faktorit njeri, kryetarët e katër komunave; Pejës, Istogut, Klinës dhe Malishevës, kanë nisur një iniciativë për bashkëpunim ndërkomunal, përmes një pilot-projekti të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Azem Haxhija, inspektor i emergjencave në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, që është i përfshirë në këtë projekt nga kjo komunë, tregoi se qëllimi kryesor i këtij pilot projekti është që të bëhet vetëdijesimi dhe të shkëmbehen informatat dhe përvojat mes këtyre komunave që bashkëpunojnë, shkruan sot Koha Ditore.

Përveç kësaj, sipas tij, ky projekt ka edhe një qëllim tjetër. “Qëllim tjetër është synimi që edhe të arrihet thithja e fondeve evropiane, që ata kohën e fundit janë më të interesuar të investojnë në parandalim dhe zvogëlim sesa për ndonjë rimëkëmbje pasi të ndodhë ndonjë fatkeqësi. Me moton 1 euro në parandalim e 2 euro në rimëkëmbje”, thotë Haxhijaj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)