Kanë filluar të shfaqen si të regjistruara edhe disa biznese serbe të Komunës së Pejës, në regjistrat e Qendrës komunale të Regjistrimit të Bizneseve në Pejë, kohët e fundit.
Këto biznese të pronarëve të komunitetit serb janë të regjistruara me adresë në fshatin Gorazhdec të Pejës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFehmi Ademaj, menaxher i Qendrës komunale të regjistrimit të bizneseve në Pejë, tregon se aktualisht në regjistrat e kësaj qendre figurojnë të regjistruara 13 biznese. Se sa prej tyre kanë leje pune ai nuk e dinë.
“Nuk e di a janë të gjitha bizneset e regjistruara. Disa prej tyre janë dhe leje pune ndoshta edhe nuk kanë. E nëse janë duke punuar, atëherë ishte dashtë që edhe ato të jenë të pajisura me leje pune”, thotë Ademaj. Se a kanë leje pune këto biznese, nuk e dinë madje as në Inspektoratin komunal, i cili as që ka qenë deri tashti t’ i inspektojë ato. Këtë e pranon edhe vetë shefi i inspektorëve të tregut, Muharrem Shabanaj.
“Nuk kemi qenë ende me i kontrollue bizneset në Gorazhdec. Për dy biznese e di që kanë ardhur dhe kanë hy në sistem, kurse ndërkohë do të organizohemi e do të shkojmë, që t’i fusim në sistem edhe bizneset e tjera që funksionojnë në atë fshat”, thotë Shabanaj.
Edhe shefi i nënzyrës komunale të Pejës në Gorazhdec, Slobodan Petroviq, pranon se bizneset në fshatin e tij funksionojnë pa leje. “Është e vërtetë se bizneset në fshatin tonë nuk kanë leje.
Por, kohën e fundit më duket se kanë nisur të i regjistrojnë disa prej tyre sepse janë të detyruar ta bëjnë për shkak se nuk po mund i regjistrojnë automjetet”, thotë Petroviq... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.