Komuna e Prishtinës e ka pranuar të martën që ka marrë vendim për t’i caktuar kushtet e ndërtimit për kompleksin luksoz në brigjet e Liqenit të Badocit.
Këtë veprim thotë që e ka marrë pasi që dy herë ka refuzuar për shkak të vendimit të Qeverisë që e shpall atë pjesë zonë të mbrojtur, ndërsa herën e tretë i ka caktuar kushtet pasi, siç thotë njoftimi i Komunës, e ka obliguar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për dy ditë gazeta ka kërkuar informata për vendimet e Komunës rreth këtij rasti, por kryetari i saj, Shpend Ahmeti, është mjaftuar të hënën me nxjerrjen e një deklarate në mbrojtje të ujit, por duke mos e thënë konkretisht se Komuna ka marrë vendim për të caktuar kushte ndërtimi.
Të martën, pasi gazeta argumentoi lëshimin e atij vendimi, Komuna e Prishtinës i nxori për opinionin një sërë dokumentesh në mesin e të cilave edhe vetë vendimin. Po ashtu bëri të ditur se pas refuzimeve u obligua nga MMPH-ja t’i caktojë kushtet. Në vendimin për caktimin e kushteve ndërtimore kërkohet që para aplikimit për leje ndërtimore pala të pajiset me pëlqim mjedisor ose autorizim mjedisor nga MMPH-ja, i cili përcakton të gjitha kriteret mbi lejimin apo ndalimin e ndërtimit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Ahmeti e akuzon MMPH-në se po provon ta bëjë përgjegjës atë për ndërtimet në Badovc
-
Ahmeti e akuzon MMPH-në se po provon ta bëjë përgjegjës atë për ndërtimet në Badovc
-
Komuna e Prishtinës thotë se s’ka pranuar vendim nga Ministria për anulimin e kushteve ndërtimore
-
Ahmeti shfajësohet për çështjen e ndërtimeve në Badoc - fton për presion ndaj MMPH-së
-
MMPH-ja mohon se ka obliguar Komunën e Prishtinës të veprojë në kundërshtim me ligjin për rastin e Badocit