Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot Inspekcioni do ta rrënojë një mbi ndërtim pa leje.
Ky mbindërtim, sipas Komunës së Prishtinës, gjendet te rruga “Fehmi Agani”.
“Drejtoria e Inspekcionit do të fillojë rrënimin e një mbindërtimi pa leje në qendër të qytetit. Me mediat takohemi në rrugën ‘Fehmi Agani’, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare”, thuhet në njoftimin e Komunës.