Mijëra euro borxh i ka Komunës së Podujevës shfrytëzuesi i deritashëm i hapësirave publike për vendosjen e bilbordeve në këtë qytet, shkruan sot Koha Ditore.
Një kontratë e lidhur më 2013-n ndërmjet Komunës së Podujevës dhe këtij shfrytëzuesi nuk kishte ecur mirë, pasi ai nuk po i paguante 8 mijë eurot në vit, sa ngarkohej sipas kësaj kontrate. Borxhi ishte rritur në më shumë se 21 mijë euro, ndërkohë që më 2015-n, komunarët e Podujevës kishin vendosur t’ia shkëpusnin kontratën këtij shfrytëzuesi. Por ai edhe më tej ka vazhduar t’i shfrytëzonte ato hapësira publike për panotë reklamuese.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Podujeva shlyen 380 mijë euro borxhe të tregtarëve
-
Komuna e Podujevës vjet pagoi gati 2 milionë euro për vendime gjyqësore
-
Katër komuna s’arrijnë t’i arkëtojnë mbi 14 milionë euro borxhe
-
Komunës së Podujevës i merren 554.016 euro me vendime gjyqësore
-
Podujeva e Fushë-Kosova s’arrijnë t’i bindin borxhlinjtë e 12 milionë eurove