Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna i jep tokë “Pastrimit” për një autopark dhe impiant mbeturinash

Komunarët e Fushë-Kosovës i kanë ndarë një pronë komune kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimit” për ndërtimin e një autoparku dhe një impianti për ndarjen e mbeturinave në fshatin Bardh i Vogël. Zëdhënësja e KRM “Pastrimi”, Arbnore Ademi, thotë se projekti do të realizohet bashkërisht me Komunën e Fushë-Kosovës.

“Bëhet fjalë për objektin i cili planifikohet të jetë autopark i kompanisë ‘Pastrimi’, po ashtu edhe një impiant për ndarjen e mbeturinave. Do të jetë financim i përbashkët nga Komuna dhe kompania ‘Pastrimi’, Sh.a-Prishtinë. Ndërtimi i këtij objekti do të ndihmonte shumë, pasi që kusht i Bashkimit Evropian (BE) është zvogëlimi i sasisë së mbeturinave që depozitohen në depozitë mbeturinash (zvogëlimi i sasisë së mbeturinave)”, ka thënë Arbnore Ademi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje thonë se në të njëjtin fshat janë dy objekte komunale të pashfrytëzuara. Këshilltarja Trëndelina Duli thotë se duhen disa sqarime për këtë.

(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.