5,000 euro kushton lufta kundër korrupsionit në Vushtrri.
Zyrtarë të kësaj komune kanë marrë vendim që t’i shpërblejë me këtë shumë qytetarët që raportojnë për rastet e korrupsionit ose problematikat tjera që hasin këtu.
Amir Haradinaj, shef i kabinetit të kryetarit Xhafer Tahiri, kanë thënë se deri tash nuk ka pasur raportime të tilla, por ky vendim synon ta zgjerojë rrjetin e bashkëpunimit me qytetarët, raporton KTV.
Sipas tij, ende nuk është përcaktuar forma e pagesës për qytetarët si dhe cila do të jetë baza e raportimeve për të filluar me hetimin e ndonjë rasti.
Qytetarët e mirëpresin këtë vendim.
Në anën tjetër, në komunë thonë se është miratuar edhe kodi etik për punonjësit e komunës, që synim kryesor e ka respektimin e qytetarit dhe kryerjen me dinjitet të punës.
-
Komuna e Vushtrrisë shpërblen qytetarët që denoncojnë korrupsionin me nga 5 mijë euro
-
Komuna e Vushtrrisë përfiton grant për performancë të mirë në fushën e ambientit
-
Vushtrria ndan 200 mijë euro për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi
-
Vushtrria, komuna me performancën më të mirë në prokurim publik
-
Xhafer Tahiri këtë javë shpenzoi 138 euro e 90 centë