Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Xhafer Tahiri këtë javë shpenzoi 138 euro e 90 centë

Zyra e Kryetarit të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë publike sot shpenzimet e kryetarit për këtë javë.

“Në kuadër të Zyrës së kryetarit të Komunës, prej datës 23 deri më 27 korrik, janë këto shpenzime nga kategoria mallra dhe shpenzime: shpenzimet e Zyrës së kryetarit 138.90 euro”, thuhet në njoftimin e publikuar nga komuna e Vushtrrisë.

Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri bënë të ditur se vazhdimisht do të bëjë publike të gjitha shpenzimet e Zyrës së kryetarit të Komunës, por edhe shpenzimet e Komunës në përgjithësi.