Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Vushtrrisë gjobit me 500 euro një person për hedhje të mbeturinave në lumin Silnica

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se është gjobitur një person që ishte zënë teksa hidhte mbeturina në lumin Silnica.

Në një komunikatë për media, kjo komunë ka bërë të ditur se pas raportimeve të qytetarëve për hedhje të mbeturinave, inspektorati i komunës ka dalë në vendin të ngjarjes dhe ka identifikuar personin që ka hedhur mbeturina e të cilin e ka gjobitur me 500 euro.

“Pas raportimeve të qytetarëve për hedhje të mbeturinave në lumin Silnica, Inspektorati i Komunës së Vushtrrisë ka dalë në vend të ngjarjes, ka konstatuar gjendjen dhe e kanë identifikuar personin që ka hedhur mbeturinat në lumin Silnica. Inspektorati i Komunës i ka shqiptuar këtij shkelësi të ligjit gjobë prej 500€ si dhe e ka iniciuar rastin në Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e komunës.

Kjo komunë ka falënderuar qytetarët për raportim, ndërsa ka thënë se “s’do të tolerojmë askënd që të rrënojë përparimet e mëdha që Komuna e Vushtrrisë ka bërë në mbrojtje të ambientit”.