Komuna e Vushtrrisë ka bërë thirrje që anashkalohet magjistralja Prishtinë-Mitrovicë për shkak fluksit të madh të veturave.
Ata tutje kanë treguar një rrugë alternative përmes së cilës, mund të shmangin ngarkesën e krijuar në rrugën kryesore.
“Ngarkesa e madhe e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë për shkak të rritjes së fluksit të makinave por edhe për shkak të punimeve që po bëhen nga Ministria e Infrastrukturës, ka shtyrë Komunën e Vushtrrisë që të gjejë rrugë alternative”, thuhet në njoftim.
Komuna e Vushtrrisë përmes një kumtese për media iu ka bërë thirrje shoferëve të automjeteve nga Vushtrria por edhe nga Mitrovica që të përdorin rrugë alternative rrugën R 220 rruga Pestovë-Bukosh dhe anasjelltas, me qellim që ti shmangen ngarkesës dhe ta lehtësojnë trafikun.
-
Banorët e Stanocit të Epërm ankohen për mungesë nënkalimi
-
Protestojnë banorët e dy fshatrave të Vushtrrisë, kërkojnë ndërtimin e një rrethrrotullimi
-
Protestohet kundër ngritjes së një ure në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë
-
Mbyllet për qarkullim segmenti rrugor Vushtrri-Smrekonicë
-
Disa rrugë në Vushtrri do të mbyllen sonte, shkak punimet