Skënderaj, 21 nëntor - Komuna e Skenderajt është përfituese e projektit “Rindërtimi i zonave kadastrale”, i financuar nga buxheti i Republikës së Kosovës, bën të ditur kjo komunë përmes një njoftimi për media, transmeton Koha.net.
Sipas njoftimit, ky projekt ka të bëjë me rindërtimin e zonave kadastrale fillimisht në katër fshatra; Çirez, Baks, Dashec dhe Kostërc, ku qytetarët e këtyre fshatrave do të kenë mundësi të bëjnë identifikim, ndarje apo bashkim të parcelave ekzistuese të pronës krejtësisht falas.
Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari dhe u.d. të drejtorit ekzekutiv të Agjencionit Kadastral të Kosovës, z.Avni Ahmetin, që u takuan sot në ambientet e kësaj komune, u pajtuan që në javën e parë të muajit dhjetor të fillojnë takimet informuese me qytetarë, për t’i njoftuar me përfitimet me realizimin e këtij projekti, por para se të nis ky proces, do të zhvillohet një fushatë informuese në gjithë komunën e Skenderajt, për rëndësinë e projektit të rindërtimit të zonave kadastrale.
Rindërtimi i zonave kadastrale, në rrethana tjera, është i kushtueshëm, por me anë të këtij projekti ky shërbim bëhet pa pasur nevojë të paguhet.
-
Në Skenderaj do të ndërtohen 20 shtëpi të financuara nga Ministria për Kthim
-
Afër 10 mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
-
Skenderaj, komuna më transparente në vitin 2022
-
Skenderaj krijon fond për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga vërshimet
-
Komuna e Skenderajt merr vendim për rregullore të re për taksa, tarifa, ngarkesa e gjoba