Komuna e Skenderajt ka marrë vendim për të nisur procedurat lidhur me hartimin e rregullores së re për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba.
Në mbledhjen e sotme, kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, e ka cilësuar këtë dokument si ndër më të rëndësishmit që përcakton politikan zhvillimore të kësaj komune.
“Veç kësaj, në takim është marrë vendim të nisin procedurat edhe për plotësim-ndryshimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin e Skenderajt. Me këtë rast, kryetari Nura ka theksuar nevojën për një hap të tillë, me qëllim që të fillojnë reformat në shëndetësi, ndërsa shtoi se ato janë edhe objektivë e qeverisjes aktuale në Skenderaj”, thuhet në njoftimin e komunës.
Gjatë fazave të mëtejme, raportohet se do të ftohen edhe komuniteti i biznesit, shoqëria civile dhe grupet tjera të interesit, të japin kontributin e tyre dhe të behën pjesë e vendimmarrjes së përbashkët.
“Tema tjera të diskutuara gjatë takimit të sotëm kanë qenë detyrat javore të drejtorive, angazhimet e përbashkëta të qeverisjes lokale, në funksion të ngritjes së mirëqenies dhe shërbimeve ndaj qytetarëve”, thuhet më tej në njoftim.
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Komunës së Prishtinës rishikimin e Draft-Rregullores për tarifa
-
OEK kërkon sqarime për taksat e reja të Prishtinës: Çdo kosto shtesë i bartet qytetarit
-
Komuna e Prishtinës barazon berberët me bankat sa u përket taksave
-
Sveçla: Prishtina ka nevojë për rregullore për tarifa, por duhet t’i përshtatet rrethanave
-
Rregullorja për tarifa në dëgjim publik, një nen parasheh taksë 10 euro për hyrje në Prishtinë