Komuna e Shtërpcës gjatë këtij viti ka dështuar ta hartonte ndonjë plan veprimi për mbrojtjen e pyjeve.
Dëmet më të mëdha të pyjeve po bëhen në afërsi të Brezovicës, pastaj në fshatrat: Brod, Firajë dhe në male të Sharrit. Rreth kësaj çështje kanë reaguar opozita, qytetarët dhe shoqëria civile, duke kërkuar nga Komuna të gjejnë ndonjë zgjidhje konkrete për mbrojtjen e pyjeve.
Nga ana tjetër zyrtarët komunalë të Shtërpcës nuk kanë dhënë shumë informacione lidhur me procesverbalet e shqiptuara për dëmtuesit e pyjeve gjatë kësaj periudhe të vitit.
Rifat Rrustemi, këshilltar në KK të Shtërpcës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka thënë se disa herë ka kërkuar nga Komuna ta hartojë një plan ideor të veprimit për mbrojtjen e pyjeve, derisa ato po dëmtohen në masë të madhe nga disa individë, e të cilët këtë veprimtari po e shndërrojnë në biznes./A.Ademi
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)