Komuna e Ferizajt prej më shumë se katër vjetësh ka dështuar ta hartojë një plan veprimi për mbrojtjen e pyjeve nga prerësit ilegalë, andaj kjo komunë tashmë po renditet në mesin e disa komunave të Kosovës me performancë të keqe në këtë fushë. Ndërkohë të enjten rrjeti i OJQ-ve “Avonet” nëpërmjet një shkrese ka kërkuar nga ekzekutivi i ri i kësaj komune ta marrë me seriozitet punën për mbrojtjen e pyjeve derisa kësaj komune prej më shumë se 4 vjet po i mungon strategjia për parandalimin e prerësve ilegalë.
Një vlerësim të tillë e ka dhënë edhe Besim Zogu, drejtor i Drejtorisë Qendrore të Inspektoratit në Agjencinë Pyjore të Kosovës i cili, përveç të tjerash, ka thënë se janë një numër i madh komunash të Kosovës, të cilat janë në gjendje jo të mirë për shkak të prerjeve të mëdha të masës drunore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komunat, të cilat dallohen për një situatë aspak të mirë të mbrojtjes së pyjeve, janë: Podujeva, Ferizaj, Deçani, Suhareka, Kaçaniku, Novobërda, Mitrovica, Leposaviqi, Fushë-Kosova, Istogu, Vushtrria”, ka thënë Zogu...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.