Komuna e Prizrenit ka ndaluar shitjen e shpezëve në hapësirat jashtë tregut të kafshëve të qytetit. Në një njoftim të Zyrës për Informim thuhet se këtë vendim e ka marrë Drejtoria e Inspektoratit pas ankesave të qytetarëve.
“Ju njoftojmë se nga data 18 prill 2018 do të ndalohet shitja e shpezëve jashtë tregut të kafshëve në Prizren”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit. Aty theksohet se javën e kaluar janë njoftuar të gjithë shitësit mobilë për marrjen e këtij vendimi, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Pas shumë ankesave nga qytetarët, Drejtoria e Inspektoratit mori vendim dhe nuk do të lejojë shitjen ambulantive nëpër hapësira e tregje të ndryshme, përpos tregut të kafshëve në Prizren. Qytetarët e interesuar për blerjen e shpezëve duhet të drejtohen për në tregun e kafshëve”, përfundon njoftimi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Komuna e Prishtinës cakton lokacionin për shitjen e kafshëve për Bajram
-
Gjobiten 15 shitës ilegalë në tregun e veturave në Prishtinë
-
Inspektorati në Prishtinë ndalon shitjen dhe therjen e kafshëve në rrugë
-
Ndalohet tregtia e shpezëve pas shfaqjes së gripit Avian-Influenza
-
Gripi i shpendëve, Shqipëria ndalon tregtimin e tyre në rrugë