Qeveria lokale e Prizrenit të martën ka miratuar propozimin e Drejtorisë së Arsimit për nxjerrjen e konkluzionit për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për mësimdhënësit udhëtarë të shkollave të Komunës së Prizrenit.
Sipas kryetarit Ramadan Muja, për realizimin e kësaj nisme janë planifikuar 150 mijë euro, me ç’rast do të mbështeten 755 mësimdhënës udhëtarë të kësaj komune. “Mjetet sigurohen prej të hyrave vetjake të Komunës”, ka thënë Muja, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtoria e Arsimit përmes një shkrese ka kërkuar nga Zyra e kryetarit të Komunës së Prizrenit që të lejojë nxjerrjen e konkluzionit për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit për të gjithë mësimdhënësit e shkollave të Komunës së Prizrenit, që udhëtojnë nga qyteti nëpër fshatra dhe anasjelltas nga fshatrat në shkollat e qytetit.
Ky propozim është miratuar njëzëri nga anëtarët e qeverisë lokale... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.