Qeveria Komunale e Prizrenit që udhëhiqet nga Ramadan Muja ka miratuar kërkesën e Drejtorisë së Arsimit për lejimin e shpalljes së tenderit për transportin e nxënësve udhëtarë, shkruan sot Koha Ditore.
Me këtë vendim synohet që të sigurohet transporti për nxënësit që udhëtojnë në largësinë mbi 4 kilometra nga shkollat.
Në mbledhjen e fundit të Ekzekutivit lokal është thënë se për realizimin e kësaj politike publike janë planifikuar 50 mijë euro, ndërsa këto mjete sigurohen nga buxheti i Drejtorisë së Arsimit.
(Më shumë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prizrenit i heq shpenzimet e udhëtimit për 755 mësimdhënës
-
Shtyhet tenderimi për transport të mësimdhënësve në Prizren
-
Prezantohet "Bursa e Mobilitetit" për studentët
-
Drejtoria e Arsimit në Shtime kontrakton katër kompani transportuese për bartjen e nxënësve
-
Mësimdhënësit udhëtarë në Prizren sërish po përballen me telashe