Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Prishtinës thotë se tabelat e hoteleve dhe spitaleve s’janë vendosur për reklamë, por për orientim

Tabela me emra hotelesh e spitalesh private, ka gjithandej rrugëve të Prishtinës. Ato janë më të pranishme rreth qendrës.

Tabelat po konsiderohen nga disa qytetarë si reklamë për këto biznese, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Disa nga këto tabela i takojnë hotelit të zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

Por, për familjarin e tij që është nënkryetar i Prishtinës, Selim Pacolli, vendosja e këtyre tabelave është gjë normale në qytete evropiane dhe botërore.

Sipas tij, tabelat janë të nevojshme për t’i orientuar qytetarët, veçmas ata që nuk e njohin mirë qytetin.

Në drejtorinë e Shërbimeve Publike, thonë se tabelat llogariten si orientuese, e jo formë marketingu.

Shefi i këtij sektori të komunës, Habib Qorri, thotë se tabelat lejohet të vendosen për këto dy shërbime dhe jo për biznese me veprimtari tjera.

Sipas rregulloreve të komunës, tabela e parë e këtyre bizneseve vendoset pa pagesë, ndërsa për çdo tabelë tjetër, ato duhet të paguajnë nga 100 euro.

E, në të njëjtën kohë në disa pjesë të qytetit mungojnë tabelat orientuese për lagje e objekte shëndetësore.