Komuna e Prishtinës thotë se gjoba nuk është qëllim në vete, por mjet për të ndikuar në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve që të punojnë sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.
Sipas komunës, qindra të tilla janë shqiptuar sivjet nga Drejtoria e Inspekcionit, sipas rasteve që janë hasur në terren.
“134,026.31 euro është vlera e përgjithshme e të hyrave të Komunës nga 770 gjoba që janë paguar deri në fund të nëntorit”, thuhet në njoftim.
Kësisoj, parashikimi i të hyrave nga ky sektor për buxhetin e këtij viti, është tejkaluar 34%.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksion në disa lokale në kryeqytet, sekuestrohen pajisje dhe shqiptohen gjoba
-
Për një javë në Prishtinë u shqiptuan 826 gjoba për shkelje në trafik të evidentuara nga pajisjet inteligjente
-
Komuna e Prishtinës shpenzoi mbi 29 milionë euro nga buxheti në periudhën prill-qershor
-
Rriten siguria dhe gjobat në kryeqytet
-
ATK-ja inkasoi 118 milionë euro më shumë se vitin e kaluar dhe shqiptoi 759 gjoba