Fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët janë në qëndrim ditor në Handikos, tash e tutje do ta kenë një shujtë të ngrohtë në ditë të përgatitur nga Kuzhina Qendrore e Komunës së Prishtinës.
Komuna njofton se do të sigurojë rreth 150 shujta të tilla në javë, kurse Handikos do të kujdeset për transportin e ushqimit nga Kuzhina Qendrore deri në objektin e tyre.
“Po punojmë së bashku për krijimin e kushteve sa më të mira, për të vegjlit tanë që kërkojnë kujdes të veçantë”, thotë komuna në një njoftim të shkurtër për media.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës sot shpërndan shujta të ngrohta për njerëzit në nevojë
-
Komuna e Prishtinës diskriminon skamnorët, ul buxhetin për shujta
-
Vetëm 12 lehona kanë aplikuar për subvencionimin prej 500 eurosh
-
S’ka shujta, nxënësit e marrin ushqimin nga shtëpia
-
Ushqime të ngrohta e kujdes për të moshuarit që jetojnë vetëm në Shtime