Komuna e Prishtinës ka reaguar të premten vonë me një sqarim publik lidhur me aktivitetet jashtëkurrikulare nëpër shkollat e kryeqytetit, për ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës.
Në një komunikatë zyrtare, Komuna thekson se ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës nuk janë ndaluar, por përkundrazi janë duke u rregulluar me një udhëzim të ri administrativ.
“Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet, në bashkëpunim me Zyrën Ligjore, ka finalizuar aktin udhëzues i cili rregullon aktivitetet jashtëkurrikulare, si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave dhe aktivitete të tjera”, thuhet në njoftim.
Sipas komunës, ky udhëzim është hartuar për të sjellë më shumë qartësi dhe standardizim në organizimin e aktiviteteve të tilla dhe do të vlejë për procedurat e ardhshme në të gjitha shkollat e Kryeqytetit.
Komuna siguron se çdo aktivitet do të zhvillohet në përputhje me rregullat ligjore dhe me fokus në sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve.
-
Ndalohen mbrëmjet e maturës e ekskursionet për nxënësit në kryeqytet
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
-
Kërkohet riorganizim ose anulim i të gjitha ekskursioneve për maturantët
-
Fushtica: Nga shtatori, shkollat e mesme në Prishtinë me “oficerë të sigurisë”
-
Gjysma e shkollave në Prishtinë kanë probleme me sigurinë