Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Podujevës s`ka buxhet për rrugën në Bellopojë

Komunarët e Podujevës nuk kanë ndarë mjete për ta rregulluar rrugën e fshatit Bellopojë të Podujevës.

Ajo ka disa vjet që është dëmtuar, duke u hapur gropa të mëdha në disa vende, ndërkohë që në pjesën afër xhamisë së fshatit ka rrëshqitur edhe dheu bashkë ma asfalt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyrtarët komunalë thonë se rregullimi i saj kushton shumë.

Zëdhënësi Nazmi Elezi thotë se do të shohin mundësitë që me rishikimin e buxhetit të ndahen mjete për ta rregulluar atë rrugë.

“Drejtoria e Urbanizmit ka hartuar një plan për rregullimin e gjendjes në rrugën në Bellopojë. Ky projekt ka një kosto të lartë buxhetore, por do të shikohet mundësia që me rishikimin e buxhetit gjatë këtij viti të intervenohet në atë rrugë”, ka thënë Nazmi Elezi.

Banorët që kalojnë nëpër këtë rrugë, e cila të shpjerë në drejtim të Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdofc, kanë fajësuar organet komunale e ato qendrore për mosmeremetimin e saj. Ata i kishin thënë gazetës vitin e kaluar se rruga është dëmtuar nga kamionët e peshave të rënda gjatë ndërtimit të Burgut të Sigurisë së Lartë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)