Zyrtarë të Komunës së Podujevës, të cilët punojnë në terren, por edhe komisione të ndryshme komunale, janë pajisur me tabletë me softuer përkatës.
Kryetari i Komunës, Agim Veliu ka bërë shpërndarjen e pajisjeve për zyrtarët nga drejtoritë e Inspeksionit, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Pronës –Gjeodezisë e Kadastrës, Planifikimit Urban dhe Shërbimeve Publike si dhe për komisione të ndryshme.
Me këtë rast, Veliu tha se këto pajisje të teknologjisë informative do të mundësojnë kryerje më efikase të punëve në terren nga zyrtarët komunalë dhe raportimin.
“Pajimi i zyrtarëve komunalë me tabletë do të mundësojë monitorimin dhe raportimin e rregullt si dhe prezantimin e gjendjes faktike në terren përmes fotografive dhe video-incizimeve”, tha Veliu.
Me këto pajisje janë pajisur 10 inspektorë komunalë, 10 roje pylli dhe dy zyrtarë të bujqësisë, katër gjeodetë, katër punëtorë të planifikimit urban, dy punëtorë të shërbimeve publike dhe pesë komisione.
-
Agim Veliu jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës
-
Ndahen pajisje për 100 bletarë në Podujevë
-
Komuna e Podujevës diskuton për projektet e 2018-ës
-
Ndjekje ligjore për moskthimin e laptopëve komunalë
-
Podujeva përfiton nga GIZ-i projektin për Fuqizim të Planifikimit Hapësinor dhe Menaxhimit të Tokës