Komunarët e Podujevës do të ndjekin edhe rrugët ligjore për të kthyer laptopët që ua kishin dhënë në shfrytëzim këshilltarëve komunalë në mandatin e kaluar. Shumica e tyre ende nuk i kanë kthyer këto asete të Komunës së Podujevës.
Sipas vendimit nr.01-006-4624 të datës 15.01.2014 të Kuvendit të Komunës këta laptopë këshilltarët do të duhej t’i kthenin me përfundimin e mandatit. Por, kjo nuk ka ndodhur nga të gjitha ata. Këtë vërejtje e ka ngritur edhe Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin vjetor të saj për Komunën e Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.
“Këshilltarët e Kuvendit Komunal për legjislaturën 2014-2017 kishin pranuar laptopë me qëllim të ushtrimit të funksionit të tyre. Sipas vendimit të Kuvendit, me datë 15/01/2014, ata pas kalimit të mandatit të tyre duhet t’i dorëzohen Komunës. Megjithëkëtë, gjithsej 24 këshilltarë komunalë nuk i kishin kthyer laptopët, edhe pse e kishin përfunduar mandatin dhe nuk e ushtronin më këtë detyrë as në legjislaturën aktuale”, thuhet në raportin e ZKA-së për vitin 2017.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Ish-këshilltarët zvarrisin kthimin e laptopëve të Komunës
-
PDK-ja në Podujevë kërkon që laptopët e vjetër t’u jepen shkollave
-
Laptopët e vjetër s’janë kthyer - porositen të rinjtë për kuvendarët e Pejës
-
Komuna e Podujevës vjet pagoi gati 2 milionë euro për vendime gjyqësore
-
Kuvendarët e Prizrenit kërkojnë të pajisen me laptopë