Komuna e Podujevës ka publikuar të premten një listë me shërbimet të cilat mund t’i ofrojë për qytetarët e komunave të tjera, në kohën kur shërbyesit civilë ndodhen në grevë.
Sipas njoftimit të komunës së Podujevës, shumë qytetarë të komunave të tjera e kanë gjetur këtë komunë si adresë për shërbime të tilla.
“Andaj, me qëllim të sqarimit për qytetarët e Komunave të tjera se cilat shërbime mund të merren në Komunën e Podujevës, Drejtoria e Administratës ka përgatitur një listë në të cilët theksohen në mënyrë takstative këto shërbime. Të gjitha shërbimet e theksuara më poshtë ofrohen nga Komuna e Podujevës për qytetarët e Komunave të tjera nëse të njëjtat gjinden ne Sistemin e Gjendjes Civile: Certifikata e Lindjes, Ekstrakti i Lindjes, Certifikata e Kurorëzimit, Certifikata e Statusit Martesor, Certifikata e Shtetësisë, Certifikata e Bashkësisë Familjare, Certifikata e Vendbanimit, Vërtetimi nga Arkivi, Certifikata e Vdekjes”, thuhet në njoftim.
-
Komunat ankohen se s’po mund të kryejnë shërbime të gjendjes civile
-
Mbyllen dy zyra të gjendjes civile në Podujevë
-
Podujeva shpall gjendje emergjente nga mbeturinat
-
Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë në grevë, qytetarët presin me orë të tëra
-
Fillon regjistrimi dhe verifikimi i konsumatorëve të KRM “Pastrimi” në Podujevë