Shpenzimet e arkës komunal të Pejës për udhëtime zyrtare dhe mëditje jashtë vendit për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas raportit financiar për të hyra dhe shpenzime, për periudhën nga fillimi i muajit janar deri në fund të muajit qershor, për udhëtime zyrtare dhe mëditje jashtë vendit janë shpenzuar 18 mijë euro, që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë gati tre fish më shumë, shkruan sot Koha Ditore.
Në kodin vetëm për shpenzime të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit figurojnë në raportin financiar 13 mijë e 195 euro, kurse vetëm për mëditje të paguara për këto udhëtimeve në raport shkruan se janë shpenzuar 4 mijë e 661 euro. Mjetet e tjera janë për akomodim dhe shpenzime të tjera në këto udhëtime.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
Komuna e Pejës refuzon qasjen në listat e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit
-
Avanca joligjore e udhëtimit të kuvendarëve të Podujevës
-
Fushë-Kosova shpenzon rreth 142 mijë euro për automjete e 41 mijë për udhëtime
-
ZKA-ja këtë vit shpenzoi më shumë se 60 mijë euro në udhëtime zyrtare
-
GAP: Institucionet, më 2018, shpenzuan rreth 14.7 milionë euro