Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Obiliqit s’aplikon për taksën adekuate për ridestinim të tokës

Komunarët e Obiliqit nuk kanë aplikuar taksën adekuate për ndërrimin e destinimit të tokës.

Ata kanë aplikuar një taksë tjetër, që është më e ulët.

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin e saj vjetor për këtë komunë ka tërhequr vërejtjen se kjo mund të shkaktojë humbje financiare për Komunën.

“Sipas Rregullores për tarifa ngarkesa dhe gjoba, për ndërrimin e destinimit të tokës së klasës I-IV, taksa është e përcaktuar 1 euro metri katror, ndërsa Komuna nuk ka aplikuar taksën adekuate për pagesë, pasi që për të njëjtin qëllim, Komuna kishte faturuar obliguesin me taksë 0,75 euro për një metër katror, thuhet në raport për të gjetjet e vitit 2017.

“Mangësitë në procesin e përcaktimit të taksës adekuate për mbledhjen e të hyrave, mund të dëmtojnë këtë proces dhe të shkaktojë humbje financiare apo të hyra më të vogla për Komunën, siç edhe ka ndodhur. Kryetari duhet të sigurojë që kriteret për tarifat e përcaktuara në rregullore duhet të zbatohen sipas rasteve përkatëse, në mënyrë që të hyrat të arkëtohen në kohën dhe mënyrën e duhur, duke u qartësuar ngarkesat që u takojnë obliguesve”.\N.Tovërlani.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)