Pas marrjes së njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, lidhur me rastin e sulmit të mësimdhënësit (F.R.) ndaj bashkëshortes së tij (Q.R.) njëkohësisht të dy mësimdhënës në Komunën e Mitrovicës, kryetari Agim Bahtiri, në koordinim me drejtorin e DKA-së, Egzon Jashari, kanë marrë vendim për suspendim nga marrëdhënia e punës të të dyshuarit (F.R.) për aktin e kryer, bëhet e ditur përmes një njoftimi të Komunës në Facebook.
Tutje thuhet se rasti i ndodhur ka qenë mjaft shqetësues për qytetarët e Mitrovicës.
“Çdo akt i dhunshëm duhet të trajtohet urgjentisht nga organet e rendit dhe ligjit, si dhe personave të tillë t’u shqiptohet dënimi i merituar. Ne nuk do të lejojmë asnjëherë që mësimdhënësit të cilët shprehin dhunë të jenë pjesë e institucioneve arsimore në komunën tonë”, ka thënë Bahtiri.
-
Burri në Mitrovicë rrah bashkëshorten, ndaj tij kishte urdhërarrest
-
Mësuesi në Vushtrri akuzohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse të klasës së gjashtë
-
Zgjerohen hetimet për mësimdhënësin nga Peja, të dyshuar për sulm seksual ndaj një nxënëseje
-
Nxënësi sulmon drejtoreshën e shkollës në Kçiq të Mitrovicës
-
Tentoi ta sulmonte inspektoren komunale, arrestohet mitrovicasi