Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka vendosur në mbledhjen e sotme që të ndihmojë me mjete financiare në vlerë prej 20 mijë euro, familjet e dëmtuara nga tërmeti që ka ndodhur në Shqipëri.
Me këtë rast këshilltarët komunalë unanimisht aprovuan propozimin e kryetarit të komunës Agim Bahtiri, për t’u dalë në ndihmë sado pak atyre familjeve, transmeton KP.
Më pas, të gjitha grupet politike në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës kanë shprehur ngushëllimet dhe solidarizimin e tyre me vëllezërit e motrat në Shqipëri.
Artikuj të ngjashëm
-
Kuvendi Komunal i Mitrovicës ndan 20 mijë euro për Shqipërinë
-
Mitrovica ndan 2 mijë euro për t’i dalë në ndihmë emergjente Shqipërisë
-
Mitrovica i ndan 20.000 euro për familjen që u prek nga shpërthimi
-
Kosova ndihmon Kroacinë me 100 mijë euro
-
Komuna e Mitrovicës do të ndajë nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur në vitin 2020