Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Malishevës shfuqizon urdhëresat shtesë, kërkon heqjen e karantinës

Komuna e Malishevës, ka vendosur për shfuqizimin e apo heqjen e urdhëresës për ndalesat shtesë, në kuadër të masave parandaluese dhe luftimin e përhapjes së COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, ndërkaq ka njoftuar se do të mbesin në fuqi vetëm vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ky vendim është marrë, në takimin e sotëm të zgjeruar të Shtabit Komunal për menaxhimin e situatës me CPOVID-19 në Malishevë dhe Komitetit Emergjent.

Siç bëhet e ditur nga një komunikatë për media, po ashtu në këtë takim u kërkua nga të gjitha subjektet afariste, që të mos i lejojnë klientët brenda objekteve, pa pajisje mbrojtëse, maska dhe dorëza.

“Në këtë mbledhje, ishte kërkesë unanime që Ministria e Shëndetësisë ta largoj karantinën e vendosur për tërë territorin e Komunës së Malishevës, ndërsa lagjet apo shtëpitë e caktuara të mbahen në vëzhgim sipas situatës që mund të krijohet”, thuhet në njoftimin e dërguar mediave.

Komuna njofton se të gjitha këto vendime dhe kërkesa erdhën, pas shqyrtimit të situatës me COVID-19, në Komunën e Malishevës, ku u vlerësua se situata është stabilizuar në të gjitha rastet e burimeve të infeksionit, ndërsa rastet e raja që eventualisht mund të shfaqen, atëherë të izolohen familjet, apo rrugët e lagjet e caktuara.