Kuvendi i Komunës së Malishevës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, e cila ishte shtyrë dy herë gjatë muajit dhjetor.
Kuvendi Malishevës, në këtë mbledhje të drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit Rrahim Morina, ka marrë vendim për pezullimin e të gjitha vendimeve dhe pëlqimeve për operimin kompanive të gurëthyesve në territorin e kësaj komune.
Siç bëhet e ditur për media, po ashtu në këtë vendim, Kuvendi Komunal i Malishevës, ka kërkuar nga organet përgjegjëse që të marrin masa për revitalizimin e hapësirave të degraduara nga gurëthyesit, si dhe në të ardhmen, pëlqimet dhe vendimet në kërkesat e operatorëve për këtë veprimtari t’i lëshojë Kuvendi i Komunës.
Vendimi i Kuvendit të Komunës, është marrë pas shqyrtimit të peticioneve të fshatrave Bellanicë, Turjakë dhe Panorc, lidhur me përgatitjet për operim të gurëthyesve në afërsi të fshatrave.
-
Malisheva e shtyn për dy ditë fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, shkak vërshimet
-
Përfundon situata emergjente në Malishevë
-
Tensione në Kuvendin Komunal të Gjilanit, shtyrje mes drejtorit të VV-së dhe asamblistit të PDK-së
-
Mbi 13 mijë hektarë tokë e degraduar nga puna e gurthyesve
-
Punëtorët teknikë pezullojnë grevën