Task Forca për arsim në Komunën e Malishevës të premten ka mbajtur takim lidhur me vazhdimin e procesit mësimor.
Në këtë mbledhje është bërë me dije se mësimi në shkollat e kësaj komune, do të mbahet me orar të plotë, përjashtuar Gjimnazin, në të cilin mësimi do të vazhdojë sipas skenarit B.
Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka njoftuar se nga java e ardhshme, në të gjitha shkollat mësimi do të mbahet me orar të plotë, por ora mësimore do të zgjatë 30 minuta, ndërsa në Gjimnazin “Hamdi Berisha”, do të vazhdohet me skenarin B, pasi numri i nxënësve është shumë i madh.
Sa i përket gjendjes me koronavirus, u bë e ditur se vetëm një mësimdhënës është pozitiv dhe Drejtoria e Arsimit ka vepruar sipas rekomandieve të institucioneve përgjegjëse, dhe deri më tani, nuk ka probleme në mbarëvajtjen e procesit mësimor në shkolla./KP.
Sa i përket situatës me covid, u bë e ditur se vetëm një mësimdhënës është pozitiv dhe në këtë rast drejtoria e arsimit ka vepruar sipas rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse, dhe deri më tani nuk ka problem në zhvillimin e procesit mësimor në shkolla.
-
Nis gjysmëvjetori i dytë, në tri komuna mësimi shtyhet si pasojë e përmbytjeve
-
Disa komuna i binden vendimit për të organizuar mësim të shtunave
-
Gjimnazi “Hajdar Dushi” i kthehet mësimit me prani fizike
-
“Sami Frashëri” në Prishtinë e vazhdon skenarin C
-
Zyrtari në Gjakovë: Mbyllje totale të shkollave për 10 ditë dhe vaksinim masiv të nxënësve