Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, për shkak të situatës së krijuar pas rasteve të fundit me Covid-19, ka vendosur të marrë masa shtesë në luftimin e pandemisë.
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka bërë të ditur se ditëve në vazhdim inspektorati komunal në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të zbatojnë masat e marra nga Komuna e Lipjanit siç janë: sheshi “Adem Jashari” do të mbyllet përkohësisht nga ora 18:00 deri në ora 5:00, mbyllen parqet, shtigjet e ecjes, këndet e lojërave për fëmijë dhe vendet tjera publike ku paraqiten numër i madh i qytetareve, ndalohet tregtimi i produkteve ushqimore dhe jo ushqimore në rrugët dhe vendet jo të destinuara për tregtim të produkteve.
“Ftojmë qytetarëve në veçanti bizneset dhe gastronominë t’u përmbahen në tërësi kritereve dhe rekomandimeve për distancë në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e virusit”, ka shkruar Ahmeti.
-
Në Lipjan kundërshtohet vendimi për mbylljen e sheshit pas orës 18:00
-
Ahmeti e cilëson të suksesshëm vitin 2022
-
Imri Ahmeti betohet për herë të tretë si kryetar i Lipjanit
-
Ahmeti fillon mandatin e ri si kryetar i Lipjanit, ndonëse ende po numërohen votat
-
Ahmeti i bindur se do ta fitojë edhe një mandat si kryetar i Lipjanit