Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Klinës nis identifikimin e banesave komunale

Komuna e Klinës ka nisur procedurat e identifikimit të pronave të saj banesore, me qëllim që ato t’u jepen pastaj rasteve nevojtare për banim.

Binak Syla, drejtor i Administratës Komunale, tregoi se e ka aktivizuar një komision për identifikimin e banesave komunale.

Sipas tij, saktësisht nuk dihet numri i saktë i banesave që janë pronë e Komunës, por ai shprehet i bindur se sivjet gjithsesi do të kryhet identifikimi i të gjitha banesave që janë pronë komunale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Identifikimi i këtyre pronave banesore po kryhet nga Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë.

Drejtoresha e kësaj drejtorie, Njomëza Grabanica, thotë se aktualisht ka stagnuar pak ky proces i identifikimit, pasi, sipas saj, aktualisht punëtori që është duke e kryer atë punë është në pushim mjekësor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)