Klinë, 18 gusht - Komuna e Klinës ka ndarë 60 mijë euro për riparimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve nëpër zona ku deri tash ato ishin lënë pas dore, thuhet në një njoftim për media nga kjo komunë.
Deri me tani është intervenuar në sanimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve në qytetin e Klinës, fshatrat Patok, Zajm, Leskoc, Shtupel, Radulloc, Pataqan, Dresnikë, Dollc, lagjen “Arbëria”. Në projekt janë edhe riparimet e rrugëve me zhavorr aty ku është më e nevojshme. Ndërkohë është në plan edhe asfaltimi i shumë rrugëve, shton njoftimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}