Ekzekutivi i komunës së Kaçanikut që udhëhiqet nga kryetari Besim Ilazi, ka ndarë nga buxheti komunal gjithsej 20 mijë euro për bursa studentore.
Drejtoria për Arsim dhe Kulturë ka njoftuar se tashmë konkursi është i hapur për të gjithë studentët, të cilët plotësojnë kushtet e parapara, ndërsa do të përfitojnë 50 studentë.
“Ndarja e bursave studentore tashmë është bërë traditë në qeverisjen lokale, ku ndër vite shumë studentë kaçanikas kanë përfituar nga këto bursa, të cilat sado pak kanë lehtësuar barrën studentore, ndërsa ky subvencionim po bëhet me qëllim të përkrahjes së shkollimit të të rinjve”, thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.
-
Komuna e Kaçanikut mbështet 60 studentë të dalluar me nga 40 euro në muaj
-
Ferati premton nga 650 euro për secilin maturant që vazhdon studimet
-
Lipjani ndan 120 bursa për studentë
-
Studentët nga Ferizaj protestojnë për bursat
-
Në Kamenicë studentët me familjarë të punësuar në institucione s’mund të marrin bursa