Komuna e Gjakovës ka ndarë 14 mijë euro si ndihmë për zonat e dëmtuara nga tërmeti në Shqipëri.
“Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini në bazë të kompetencave nxjerr këtë vendim për dhënien e mjeteve financiare në vlerë 14,000€ nga Komuna e Gjakovës për ndihmë për zonat e dëmtuara nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
Mjetet e ndara do të derdhen në xhirollogarinë e hapur nga Shqipëria për fatkeqësi natyrore.
Ndryshe, në Gjakovë organizata dhe dy tifogrupet e këtij qyteti prej ditës së djeshme po grumbullojnë ndihma për të gjithë të prekurit nga tërmeti.
Sipas njoftimeve, kamionët e parë me ndihma janë dërguar mbrëmë, ndërsa sonte priten që të nisen të tjerë./kp
-
Kosova ndihmon Kroacinë me 100 mijë euro
-
Kompania për Menaxhimin e Deponive ndan 8 mijë euro për të prekurit e tërmetit në Shqipëri
-
Komuna e Skenderajt mbledh mbi 57 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe familjen Abazi
-
Komuna e Obiliqit ndan 15 mijë euro për Shqipërinë
-
Pacolli dhuron 1 milion euro për Shqipërinë