Komuna e Obiliqit ka ndarë sot 15 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti në Durrës dhe vendet tjera të Shqipërisë.
Ky vendim u mor në një seancë të jashtëzakonshme e cila filloi me një minutë heshtje për të gjithë njerëzit që humbën jetën si pasojë e shembjes së shtëpive nga tërmeti që ndodhi të martën në orët e hershme të mëngjesit.
Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi me anë të një postimi në Facebook:
Postimi i Gashit:
Me një minutë heshtje për të gjithë njerëzit që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri, filluam seancën e jashtëzakonshme sot. Në këtë seancë aprovuam me gjitha votat për, kërkesën time për ndarjen e mjeteve financiare prej 15,000.00€ për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri. Bashkëndjejmë dhimbjen me ju Shqipëri!

-
Obiliqi ndan 100 mijë euro për familjet në nevojë në kohë pandemie
-
Komisioni Europian jep 15 milionë euro ndihmë për Shqipërinë
-
Kompania për Menaxhimin e Deponive ndan 8 mijë euro për të prekurit e tërmetit në Shqipëri
-
Shqipëria ndan 16 mijë euro për familjen Abazi që humbi dy djemtë nga tërmeti
-
Komuna e Skenderajt mbledh mbi 57 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe familjen Abazi