Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Gjakovës akuzohet për keqpërdorime me tenderin për furnizim të çerdheve

Kompania “Dujaka Lux” po e akuzon Komunën e Gjakovës për kurdisje në një tender.

Bëhet fjalë për një tender me vlerë 123 mijë euro, për furnizim me produkte ushqimore, higjienike dhe mish, për çerdhe dhe konvikt në Komunën e Gjakovës, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Oferta e kësaj kompanie për këtë tender nuk u mor parasysh, pasi nuk i kishte plotësuar dokumentet e nevojshme.

Tenderin, që ishte shpallur në shkurt, e një pjesë e tij në muajin maj, Organi Shqyrtues i Prokurimit e kishte kthyer në ritenderim, për shkak të gabimit të autoritetit kontraktues.

Shefja e Zyrës së prokurimit në Komunën e Gjakovës, Albana Bakalli, mohon të ketë pasur shkelje të procedurave tenderuese.

Ajo thotë se arsyeja pse nuk fitoi ofertuesi “Dujaka Lux” ishte mosplotësimi i dokumenteve. Shefja e prokurimit thotë se mori mesazhe kërcënuese nga ofertuesi i tenderit, Reshat Alija.