Komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se është duke vaksinuar qentë shtëpiakë kundër tërbimit.
Sipas një njoftimi në Facebook kjo fushatë tashmë po vijon në fazën e fundit në ambulancat veterinare në fshatra dhe qytet.
“Për të inspektuar këtë fushatë, doli sot drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami i cili tha se ka një interesim të madh për vaksinimin e qenve kundër tërbimit, sëmundje kjo e patrajtueshme dhe fatale si për kafshët ashtu edhe për njerëzit. Ai shtoi se Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë edhe vitin që shkoi organizoi një fushatë të tillë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe se si e tillë paraqet një aktivitet të rëndësishëm në kuadër të drejtorisë që udhëheq”, thuhet në njoftim.
-
600 qen shtëpiakë në Viti vaksinohen kundër tërbimit
-
Ferizaj mbushet me qen endacakë pas njoftimit për hapjen e strehimores
-
Të enjten protestohet në Ferizaj kundër zhdukjes së qenve
-
Komuna e Ferizajt kritikohet për trajtimin e qenve endacakë
-
Nga 24-31 tetor zhvillohet fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit