Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga 24-31 tetor zhvillohet fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit

Përmes një komunikate për media Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës informon të gjithë qytetarët se nga data 24 deri më datë 31 tetor 2020, në territorin e Republikës së Kosovës, do të zhvillohet fushata e vaksinimit nga ajri të kafshëve të egra kundër tërbimit.

“Kjo fushatë zhvillohet në tërë Ballkanin Perëndimor si pjesë e iniciativës rajonale të kontrollit të kësaj sëmundjeje tek kafshët, prandaj do të ketë edhe fluturime të aeroplanëve afër zonave kufitare të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tutje bëhet e ditur se kjo fushatë e mbështetur nga Bashkimi Evropian, do të zbatohet me një procedurë moderne e cila garanton vaksinimin e sigurt të kafshëve të egra, kurse i gjithë procesi i shpërndarjes së vaksinimit do të realizohet përmes ajrit dhe në mënyrë të kontrolluar nëpër të gjitha zonat malore, duke përjashtuar qendrat urbane dhe sipërfaqet ujore.