Policia e Kosovës në Ferizaj në bashkëpunim me Komunën, gjatë së dielës, kanë konfiskuar gjithsej 20 kamionë me dru derisa pronarët e tyre nuk e kanë treguar prejardhjen e tyre me dokumentacion. Po ashtu, aksione të tilla janë zhvilluar edhe një ditë më parë në malet e fshatit Pleshinë të kësaj komune derisa janë zënë në flagrancë 7 persona duke prerë dru në mënyrë ilegale.
Burim Bajrami, drejtor i Bujqësisë në Komunën e Ferizajt, ka thënë se dita e tregut në këtë qytet është frekuentuar edhe me disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës, me të cilët kanë realizuar planin e veprimit “Mbrojtja e pyjeve 2019” .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, ky plan është hartuar me qëllim që t’i zënë dëmtuesit e pyjeve në flagrancë dhe t’u shqiptohen gjoba për vepër penale.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)