Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ne bashkëpunim me GAC dhe KRM “Pastrimi”, kanë vazhduar zbatimin e planit komunal të pilot projektit për ndarjen e mbeturinave të reciklueshme në burim.
Implementimi i këtij plani, sipas pilot projektit, ka filluar në qendrën e qytetit të Komunës së Drenasit dhe ka vazhduar në lagjen e Feronikelit, ku janë shpërndarë shporta 240 litërshe të ndarjes së mbeturinave të reciklueshme. Drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Lumnije Krapi ka thënë se ky projekt do të zgjerohet edhe në zonat tjera të Komunës si rezultat i përmirësimit të shërbimeve komunale për menaxhimin e mbeturinave.
Artikuj të ngjashëm