Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Deçanit formon komisionin për verifikimin e dëmeve nga era

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, në një takim të jashtëzakonshëm të mbajtur të hënën, ka formuar komisionin për verifikimin e dëmeve të krijuara në fundjavë nga era e fortë në pjesën e madhe të territorit të kësaj komune.

Era ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonomitë familjare, biznese, kulte fetare, në shtylla dhe në rrjetin elektrik. Por për fat të mirë nga kjo erë nuk ka pasur pasoja në njerëz, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pas vlerësimit të situatës, siç njofton Zyra e informimit e Komunës, kryetari Bashkim Ramosaj, ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm me zyrtarët përgjegjës të këtyre dikastereve, ku edhe është formuar komision komunal pesanëtarësh për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

Drejtori i Mbrojtjes, Shpëtimit dhe Shërbimeve Publike, Izet Zenuni, ka thënë për KD-në se deri të mërkurën komisioni pret prej qytetarëve të dëmtuar nga era t’ia paraqesin rastet këtij komisioni në komunë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm