Automjete të kompanive që kryejnë shërbime të funeraleve dhe bëjnë bartjen kufomave, ia kanë zënë derën Komunës së Prishtinës, të enjten.
Me këtë veprim, ata kanë kundërshtuar një marrëveshje që Komuna e ka nënshkruar me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për realizimin e këtyre shërbimeve, raporton KTV.
Kompanitë janë ankuar se kjo marrëveshje përbën monopol dhe dëmton punën e tyre.
Besim Nreci, përfaqësues i kompanive funerale ka thënë se kompanitë i paguajnë tatim shtetit, ndërsa BIK-u, sipas tij, lëshon vetëm dëftesa për shërbimet që kryen.
Gjatë protestës njëorëshe, asnjë nga zyrtarët komunalë nuk doli për të biseduar me protestuesit, përveç disa këshilltarëve komunalë.
Kompanitë funerale gjatë ditës protestuan edhe para objektit të BIK-ut dhe MTI-së.
-
Protestohet për shërbimet funerale, BIK-u akuzohet për monopol
-
Kompanitë për shërbime funerale në Prishtinë protestojnë të hënën
-
Komuna e Prishtinës me negocim angazhon kompani për menaxhim të mbeturinave, rasti në polici e OSHP
-
Transportuesit urbanë protestojnë edhe sot
-
Transportuesit urbanë protestojnë edhe të hënën