Kompanitë private për shërbime funerale do të protestojnë te hyrja e Komunës së vjetër e Prishtinës, më 7 shkurt nga ora 12:00.
Ato kanë disa kërkesa që duan t’u përmbushen.
Protesta do të fillojë nga morgu i Spitalit të Qytetit të Prishtinës në drejtim të objektit të Komunës së vjetër të Prishtinës, ku aty do të shfaqen kërkesat e Kompanive dhe pas përfundimit të tyre do të vazhdohet në drejtim të Bashkësisë Islame të Kosovës, e pastaj do të vazhdohet tek objekti tek varrezat e Qytetit të Prishtinës, ku përsëri aty do të mbahet protesta, duke i shfaqur kërkesat, kanë njoftuar kompanitë.
Kërkesat:
1. Për shfuqizimin e marrëveshjes së arritur, ndërmjet KK. Prishtinës dhe Bashkësisë Islame të Prishtinës, për kryerjen e shërbimeve funerale, pasi që Bashkësia Islame nuk ka të drejtë të kryejë shërbime funerale në Komunën e Prishtinës, pasi që në Komunën e Prishtinës ekzistojnë 15 kompani privat të cilat kanë të drejtë ligjore me licencë për kryerjen e këtyre shërbimeve.
Edhe
“Prishtina Parking” nis ekzekutimin e pagave
Gjithashtu do të njoftohet opinioni publik, me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, për ndalimin e kryerjes së shërbimeve funerale në Komunën e Prishtinës nga ana e Bashkësisë Islame të Prishtinës, pasi që e njëjta ka të drejtë të bëjë vetëm shërbime të faljes së kufomës e jo shërbime të tjera funerale.
2. Gjithashtu do të kërkohet nga KK.Prishtina, për shfuqizimin e vendimit për dhënien në shfrytëzim të objektit tek varrezat e Qytetit të Prishtinës, për kryerjen e shërbimeve funerale për Bashkësinë Islame të Prishtinës, pasi që e njëjta është në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
-
Fermerët e qumështit me traktorë e cisterna protestojnë nesër para Ministrisë së Bujqësisë
-
Komunat përreth Prishtinës të pakënaqura me shërbimet e K.R.M “Pastrimi”
-
10 euro për veturat që hyjnë në Prishtinë e 1 euro për personat që e kalojnë natën
-
Komuna e Prishtinës bindet se s’ka treg pa leje midis monumenteve