Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka autorizuar kompanitë e angazhuara për mirëmbajtje të rrugëve, të udhëtojnë drejt Shqipërisë, që me punëtorët e tyre dhe mjetet e punës, t’i dalin në ndihmë ekipeve të kërkim shpëtimit.
Siç raporton MI, tashmë kanë arritur në Shqipëri 6 kompani të organizuara dhe të udhëhequra nga zyrtarët e ministrisë.
“Ky veprim është bërë në dakordim me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe bazuar në legjislacionin e Kosovës në fuqi, pas iniciativës së kryeministrit Ramush Haradinaj që të ndihmohet Shqipëria me të gjitha kapacitetet. MIT vazhdon të jetë e gatshme për koordinim të vazhdueshëm dhe efikas për të ndihmuar këtë situatë shqetësuese”, thuhet në njoftim.

-
Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të kalueshme
-
Sveçla: Ekipet e zjarrfikësve të Kosovës kanë arritur në Shqipëri
-
MI-ja thotë se gjitha rrugët që janë në përgjegjësi të saj janë të kalueshme
-
MIT thotë se kompanitë e kontraktuara janë të gatshme për mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit
-
Kompanitë thonë janë gati për mirëmbajtjen e rrugëve në Kosovë për sezonin dimëror