Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Paralajmërohet fillimi i qarkullimit Kosovë-Shqipëri, MPB ende pa vendim për hapjen e kufijve

Foto: Koha / ilustrim

Shqipëria nga 1 qershori ka marrë vendim për hapjen e kufijve tokësor, derisa Kosova ende s’ka ndonjë datë caktuar për hapjen e korridoreve me shtetet fqinje, edhe pse sipas MSH-së, është thënë se kjo do të mund të ndodhë me fillimin e fazës së tretë, me ç’rast pritet të hapen kufijtë tokësorë e ajrorë.

Në fazën e tretë në Kosovë nis zbatimin pikërisht me 1 qershor, apo nga kjo e hënë.

Në anën tjetër, disa kompani autobusësh në Kosovë tashmë kanë nisur edhe organizimin dhe parapërgatitjet për linjat e tyre drejt Shqipërisë.

Madje, në faqet zyrtare të tyre, një nga to ka dhënë informacione për udhëtarët e saj, se nga e hëna nisin me orar të rregullt të udhëtimeve drejt shtetit amë, raporton transmetuesi publik.

Por, nga Minsitria e Brendshme ende nuk ka ndonjë gjë zyrtare. Nga kjo Ministri i është thënë KOHËS se ende nuk dihet nëse do të hapen kufijt me 1 qershor dhe rreth operimit të tyre. 

Sipas të njëjtës kompani linja të rregullta do të ketë Prishtina – Tiranë – Durrës dhe anasjelltas, po ashtu edhe Tiranë – Prizren – Prishtinë.

Edhe Për hapjen ose jo të kufijve vendoset javën e ardhshme Arbëri Për hapjen ose jo të kufijve vendoset javën e ardhshme

Në anën tjetër kompanitë turistike, përveç ofertave për pushime verore që kanë bërë për hotele në Shqipëri e Mal të Zi, ende nuk kanë dhënë detaje se kur mund të nisin.

Gjithsesi edhe Mali e Zi e Maqedonia Veriore nga e hëna do të hapin kufijtë.