Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim zyrtarë të lartë të kompanisë franceze të Telekomit “Orange”, të kryesuar nga Claude Bartolone, të cilët kanë shprehur interesim për investime në Telekomin e Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me këtë rast, Haradinaj ka njoftuar përfaqësuesit e kësaj kompanie për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në sektorin e telekomunikacionit, si një prej fushave e cila ka avancuar hovshëm përmes zhvillimit teknologjik, transmeton Koha.net.
Haradinaj përfaqësuesit e kompanisë franceze i informoi edhe për legjislacionin e favorshëm që ka Kosova për investime të huaja, konkretisht për mundësitë që ofron Ligji për Investime Strategjike, si dhe për gjendjen në Telekomin e Kosovës.
“Kryeministri garantoi transparencë të plotë dhe bashkëpunim për të përmirësuar gjendjen e rëndë në Telekom, duke thënë se investimi i “Orange” në Telekomin e Kosovës dhe bartja e përvojës së tyre në këtë fushë do të shndërrohej në një storie suksesi”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet se përfaqësuesit e kompanisë “Orange”, shprehën gatishmërinë e tyre për të investuar në Kosovë, duke marrë shembull zhvillimin e suksesshëm të kompanisë “Orange” pas privatizimit të Telekomit Francez.
Kompania “Orange” , ish-telekomi Francez, është kompani e privatizuar 30 vjet më parë e cila operon direkt në 8 shtete të Unionit Evropian me 256 milionë konsumatorë në tërë botën dhe punëson 95.000 persona në Francë dhe 59.000 nëpër vende të tjera të botës.
-
Kurti: Kosova e hapur për investime serioze dhe partneritete të mëdha infrastrukturore
-
Kurti për modernizimin e rrjetit nga Telekomi: Jemi përpara shumë vendeve të rajonit
-
Kurti: Telekomin e nxorëm nga humnera dhe po e udhëheqim drejt zhvillimit
-
Kurti: Jemi të interesuar ta nxjerrim Telekomin nga kriza
-
Qeveria e shqetësuar me veprimet e Bordit të Telekomit: S’do të lejohet degradimi i mëtejmë